Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar për zhvillimet e fundit për çështjen e hapjes së Urës së Ibrit në Mitrovicë.
Çitaku ka aluduar se vendimi për hapjen e Urës së Ibrit duhet të bëhet bashkë me aleatë.
“Urat që i duhen Kosovës janë urat me SHBA, BE, NATO.” – ka shkruar ajo.
Më tej, hapjen e urës ajo e ka parë si një simbolikë, teksa ka bërë thirrje që të ketë më shumë gjëra përmbajtësore.
Shkrimi i saj:
Urat që i duhen Kosovës janë urat me SHBA, BE, NATO.
Urat që na duhen janë ato që e fuqizojnë integritetin dhe subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës.
Urat që i kemi, i ecim e shetisim, sepse jemi bashkë me aleatët.
Më shumë përmbajtje, e më pak simbolikë.