Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) ka marrë një vendim për të rikthyer në pikën zero procesin e tenderit për renovimin e Stadiumit në Gjilan.
Ky vendim është marrë pas një ankese të bërë nga një operator ekonomik i cili ka konkurruar në këtë tender. Ky zhvillim pritet të ndikojë në vonesat e projektit dhe të sjellë një rishikim të procesit të tenderimit, duke i hapur rrugën një konkurrence të re dhe më transparente për këtë projekt të rëndësishëm infrastrukturor.
Anulohet, aktiviteti i prokurimit “Renovimi i Stadiumit të Qytetit të Gjilanit”, me numër të prokurimit 651-23-13546-5-1-1, iniciuar nga autoriteti kontraktues (AK) – Komuna Gjilan, i njejti mund të Ritenderohet.
Në afat prej 10 ditësh, AK duhet ta informojë OSHP-në për të gjitha veprimet e ndërmarra lidhur me këtë aktivitet të prokurimit, në të kundërtën për mosrespektim të vendimit, OSHP mund të ndërmarrë masa ndaj AK, sikurse parashihet me dispozitat e nenit 131 të Ligjit për Prokurim Publik në Kosovë.
Andaj paneli shqyrtues duke i pasur parasysh rekomandimet dhe sqarimet e dhëna nga eksperti shqyrtues deklaron se ekzaminimi vlerësimi i tenderit nuk është bërë në harmoni me nenin 59 të LPP-së andaj edhe AK duhet të anuloj aktivitetin e prokurimit dhe të njëjtin nëse ka interes ta ritenderoj.