Janë gjetur dhe asgjësuar 960 bimë të llojit mariuhanë gjatë ditës së shtunë në një fshat të Klinës.
Kështu u bë e ditur nga prokurori, Ersan Qavolli.
Qavolli ka deklaruar se ka disa të dyshuar lidhur me mbjelljen e bimëve.
“Kemi arritur të lokalizojmë vendin e bimëve narkotike të llojit mariuhanë, ku kanë qenë gjithsej 960. Kemi disa të dyshuar ndërsa vendi ku janë gjetur bimët është në një fshat të Klinës. Pa gjetjes së bimëve, ato janë nxjerr e më pas edhe janë asgjësuar.” – u shpreh Qavolli për Klankosova.tv.