Emisari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka dalë me një demantim për “pretendimet” se BE-ja është shprehur kundër hapjes së Urës së Ibrit.
“Çorientuese”, tha Lajçak, “janë pretendimet se BE qenka kundër ose paska ndërruar qëndrim”.
“Imponimi i një vendimi kundër vullnetit të qytetarëve të prekur nuk kontribuon në normalizimin e marrëdhënieve. Qeverisja e mirë kupton ndjeshmërinë e pakicës. Se si do të zbatohet marrëveshja për hapjen e urës do të diskutojmë në takimin e ardhshëm në Bruksel”, shkroi Miroslav Lajçak.