Një këmbësor është goditur nga vetura në rrugën “Idriz Sefer” në Gjilan shkruan Radio Star.
Sipas burimeve te Radios Star, këmbësori ka pësuar lëndime të rënda dhe tani ai është dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe gjendja e tij vazhdon të jetë e rëndë.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për rrethanat e sakta të aksidentit.
Deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur për shkak të mos përshtatjes së shpejtësisë dhe këmbësori është goditur në vendkalimin i cili është i destinuar për këmbësorët./radiostar/