Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka nxjerrë dekretin për caktimin e datës së zgjedhjeve parlamentare në Kosovë.
Zgjedhjet sipas dekretit të presidentes do të mbahen më 9 shkurt të vitit 2025
Në dekretin e Osmanit thuhet se obligohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të marrë veprime për organizmin dhe mirëmbajtjen e zgjedhjeve .
Presidentja e Kosovës më 31 korrik kishte mbajtur takim me partitë parlamentare për të disktuar datën e zgjedhjeve.
Në këtë takim, tri partitë opozitare, PDK, LDK dhe AAK kishin propozuar që 26 janari i vitit 2025 të jetë data e mbajtjes së zgjedhjeve.
Lëvizja Vetëvendosje e cila nuk kishte marrë pjesë në takim, ditë më parë përmes kryetarit të LVV-së, Albin Kurti që aktualisht është edhe kryeministër i vendit kishte propozuar që zgjedhjet ta mbahen më 2 shkurt.