Daniel Serwer, profesor në Universitetin Johns Hopkins, ka folur për hapjen e urës mbi lumin Ibër dhe për çështje të tjera të sigurisë. Ai për hapjen e urës ka thënë se çështja tashmë është se cila është më e rëndësishme: hapja e urës apo marrëdhënia me amerikanët dhe evropianët.
Ai tha se amerikanët dhe evropianët gjithmonë flasin për koordinim, ndërsa autoriteti sovran në Kosovë mundet që: ose të ofrojë këtë koordinim ose të mos e ofrojë.
“Çështja tashmë është se cila është më e rëndësishme: hapja e urës apo marrëdhënia me amerikanët dhe evropianët”, deklaroi Serwer në RTK.
Serwer tha se në këtë situatë Kosova ka nevojë që të përmirësojë marrëdhëniet me amerikanët dhe evropianët.
“Nuk di se çfarë është më e rëndësishme se kjo, ka disa ura të hapura tashmë dhe gjithsesi i përket autoriteteve në Prishtinë ta bëjnë këtë por përmirësimi i marrëdhënieve me amerikanët dhe evropianët është gjë shumë e rëndësishme për Kosovën”, tha Serwer.
Ai shtoi se autoritetet në Kosovë kanë të drejtë të marrin vendim për çështje të tilla, por ky vendim sipas tij, i posaçëm duhet të peshohet me opsionet tjera dhe dobitë që i sjellë.
“Nuk është çështja për të drejtën, të duhurën dhe të paduhurën, por është përgjegjësi e autoriteteve në Prishtinë që t’i peshojnë ato, kostot dhe dobitë”, tha Serwer.
Serwer tha se nuk është çështje me rëndësi hapja e urës mbi Ibër, por, sipas tij, është marrëdhënia me SHBA-në.