Juristja e mediave, Flutura Kusari thotë se bordi i RTK-së tashmë është de facto jofunksional dhe aty, përveç pagave, nuk mund të merret asnjë vendim.
Kështu thotë pas dorëheqjes së Besnik Boletinit, Arta Berishaj dhe së fundi Safet Kabashaj.
“Tre anëtarët e dorëhequr të bordit të RTK-së duhet, sipas ligjit, të rrinë edhe tre muaj, derisa Kuvendi t’i zgjedhë anëtarët e tjerë. E kanë obligim ligjor prandaj edhe duhet të qëndrojnë. Pavarësisht kësaj, bordi i RTK-së është de facto jofunksional nga sonte dhe aty, përveç pagave, nuk mund të merret asnjë vendim. RTK do të vazhdojë drejtohet nga ushtruesi i drejtorit gjeneral Adi Krasta, i cili aktualisht ka fuqi dhe kompetenca të jashtëzakonshme në RTK”, shkruan Kusari.