Gazetari i njohur sportiv, Ervin Baku ka qenë një nga personazhet më të “shigjetuar” në dy ditët e fundit.
Baku u shfaq në një intervistë televizive, teksa mbante veshur një bluzë me flamurin e Serbisë.
Kjo bëri që shumë ndjekës të reagonin ashpër ndaj tij dhe të “kryqëzonin” në rrjetet sociale.
Për herë të parë për këtë situatë ka reaguar dhe vetë gazetari, i cili thotë se nuk e kishte për qëllim që të provokonte asnjë.
Ai tutje shtoi se vetë e ka mbrojtur flamurin shqiptar në Beograd, derisa i bëri ‘thirrje’ Serbisë t’i kërkojë falje Kosovës për krimet e kryera gjatë luftës në periudhën 1998-1999.