IKShPK, ka bërë përditësimin për situatën epidemiologjike në Kosovë në dy javët e fundit.
Sipas njoftimit tre persona kanë vdekur dhe 661 të tjerë kanë rezultuar pozitivë me COVD-19.
Nga 661 raste të raportuara në dy javën e fundit, rezulton se grupmosha më e prekur janë ata prej 50 deri në 59 vjeç me 119 raste dhe grupmosha 20-29 vjeç me 116 raste.
“Vaksinimi vazhdon të jetë masa mbrojtëse me efikase kundër COVID-19 dhe gripit, veçanërisht ndaj formave të rënda të sëmundjes. Mbrojtja përmes vaksinës e individëve në rrezik të lartë të rezultateve të rënda (si p.sh. të moshuarit) mbetet i rëndësishëm”.
Rekomandimet nga IKShPK
Ngritje e vigjilencës nga ana e punëtorëve shëndetësorë me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve dhe parandalimit të infeksioneve
Të respektohen masat mbrojtëse (pastrimi i duarve, mbjajtja e maskave…), si dhe reduktimi i vizitave të familjarëve në institucionet shëndetësore që merren me trajtimin e rasteve me COVID-19
Rastet që rezultojnë pozitiv në SARS-CoV-2 rekomandohet të izolohen për 5 ditë, kurse kthimi në aktivitetet normale pune të bëhet sipas rekomandimit të mjekut/klinicistit
Mos të qëndrohet në ambiente të mbyllura dhe ku ka grumbullime, ku mundësia e infektimit është më e madhe
Të vaksinohet dhe ri-vaksionohet popullata, me theks të veçantë për grupet e rrezikut (personat me sëmundje kronike jo-ngjitëse, personat mbi 65 vjeç
Personat me shenja të sëmundjes të testohen
Rastet ambulantore dhe të hospitalizuara në ShSKUK, rekomandohet të analizohen nga ana e konziliumit të mjekëve, ndërsa trajtimi të bëhët sipas Udhërrëfyesit klinik për menaxhimin dhe trajtimin e rasteve të COVID-19.