Një projekt unik është nënshkruar sot bashkë me Fondacionin Jeshil.
Menaxhimi Qarkor i Mbeturinave në Kamenicë është projekt 26 mujor e që parasheh:
Menaxhim të mbeturinave organike,
Rreth 5,700 mbetje organike më pak nga masa e përgjithshme,
Prodhim i kompostit cilësor për gjelbërimin e qytetit,
Rreth 100 përfitues nga skema (biznese në gastronomi, prodhues hortikulturor, shkolla e kopshte),
Vende të reja pune,
Ambient i shëndetshëm dhe i pastër.
Projekti në fjalë mbështetet nga qeveria sllovene dhe menaxhohet nga Qendra për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar në Slloveni.
Falenderoj z.Xhevdet Gegollaj për kontributin dhe bashkëpunimin.🙌