Gazetari Vehbi Kajtazi është shokuar nga deklaratat e një mërgimtari nga Zvicra, i cili e fyen ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.
Ai ka vlerësuar se moti nuk ka dëgjuar deklaratë më të poshtër.
Kajtazi, ia ka rikujtuar mërgimtarit në fjalë se kur Thaçi ka qenë në kohën e tij e ka lënë Zvicrën dhe është kthyer në Kosovë për të luftuar për çlirimin e Kosovës.
“Nuk me ka ra moti me degju deklarate ma te poshter, ma te lig se kjo e ketij mergimgarit nga Zvicra. Ky tipi po thote se na ik nga Kosova per shkak se siç thote ai “e ka detyru kryekrimineli Hashim Thaçi” qe sipas tij e ka lane pa pune, pa shkolle pa kurrgje. Tash qe tri vjet po thote se eshte shume mire, ama nuk po dojka mu kthy me jetu ketu. Per dijeni te ketij, Hashim Thaçi ka qene me i ri se ky kur e ka lene Zvicren dhe eshte kthyer ne Kosove per te luftuar per lirine edhe te ketij legeni. Shume kemi e shume kemi fitu krahasuar me aq sa meritojmë”, ka shkruar Kajtazi./Demokracia/