Më 27 gusht 1975, qyteti i Gjilanit përjetoi një nga ngjarjet më të rënda dhe më tragjike në historinë e tij. Një aksident i tmerrshëm ndodhi në rrugën afër Fakultetit “Kadri Zeka” duke shkaktuar humbjen e jetës së katër personave dhe plagosjen e dy të tjerëve. Kjo ngjarje tronditi thellë jo vetëm qytetin e Gjilanit, por u bë një lajm i madh në të gjithë Jugosllavinë e asaj kohe, duke mbetur e gdhendur në kujtesën e qytetarëve për dekada me radhë.
Ngjarja e tmerrshme ndodhi rreth orës 11:45 paradite, kur një kamion, i cili po lëvizte me shpejtësi të lartë, humbi kontrollin dhe doli nga rruga kryesore. Kamioni, pasi humbi drejtimin, u përplas me një grup këmbësorësh, duke shkaktuar humbje të mëdha në jetë njerëzish.
Viktimat e kësaj ngjarjeje të tmerrshme ishin Rexhep Zejnullahu, Mustafe Uka, Mustafe Maloku dhe Faik Hasani. Ndërsa, Sanie Maloku, atëherë vetëm nëntë vjeç, u plagos rëndë dhe humbi të dy duart, i lënduari tjetër Bejtullah Nuredini, shpëtoi me lëndime më të lehta.
Pas përplasjes me këmbësorët, kamioni vazhdoi rrugën e tij të shkatërrimit duke u përplasur në shtëpinë e qytetarit Faik Mehmetit. Përplasja ishte aq e fortë sa që rrënoi plotësisht shtëpinë dhe një shtyllë të energjisë elektrike. Fatmirësisht, askush nga familja Mehmeti nuk ishte në shtëpi në atë moment, duke shmangur kështu një tragjedi edhe më të madhe.
Ky aksident tronditi thellë qytetin e Gjilanit dhe përtej. Për një kohë të gjatë, aksidenti ishte tema kryesore e diskutimeve në mediat e asaj kohe, jo vetëm në Kosovë, por në të gjithë Jugosllavinë. Shkrime të shumta, analiza dhe raportime të ndryshme u publikuan, duke e kthyer këtë ngjarje në një simbol të dhimbjes dhe tragjedisë që preku një komunitet të tërë.
Sanie Maloku shembull i forcës njerëzore që përballoi tragjedinë e 1975-ës
Më 27 gusht 1975, qyteti i Gjilanit përjetoi një nga ngjarjet më të rënda dhe më tragjike në historinë e tij. Një aksident i tmerrshëm ndodhi në rrugën afër Fakultetit “Kadri Zeka” duke shkaktuar humbjen e jetës së katër personave dhe plagosjen e dy të tjerëve. Kjo ngjarje tronditi thellë jo vetëm qytetin e Gjilanit, por u bë një lajm i madh në të gjithë Jugosllavinë e asaj kohe, duke mbetur e gdhendur në kujtesën e qytetarëve për dekada me radhë.
Ngjarja e tmerrshme ndodhi rreth orës 11:45 paradite, kur një kamion, i cili po lëvizte me shpejtësi të lartë, humbi kontrollin dhe doli nga rruga kryesore. Kamioni, pasi humbi drejtimin, u përplas me një grup këmbësorësh, duke shkaktuar humbje të mëdha në jetë njerëzish.
Sania Maloku
Viktimat e kësaj ngjarjeje të tmerrshme ishin Rexhep Zejnullahu, Musah Uka, Mustafe Maloku dhe Faik Hasani. Ndërsa, Sanie Maloku, atëherë vetëm nëntë vjeç, u plagos rëndë dhe humbi të dy duart, i lënduari tjetër Bejtullah Nuredini, shpëtoi me lëndime më të lehta.
Pas përplasjes me këmbësorët, kamioni vazhdoi rrugën e tij të shkatërrimit duke u përplasur në shtëpinë e qytetarit Faik Mehmetit. Përplasja ishte aq e fortë sa që rrënoi plotësisht shtëpinë dhe një shtyllë të energjisë elektrike. Fatmirësisht, askush nga familja Mehmeti nuk ishte në shtëpi në atë moment, duke shmangur kështu një tragjedi edhe më të madhe.
Ky aksident tronditi thellë qytetin e Gjilanit dhe përtej. Për një kohë të gjatë, aksidenti ishte tema kryesore e diskutimeve në mediat e asaj kohe, jo vetëm në Kosovë, por në të gjithë Jugosllavinë. Shkrime të shumta, analiza dhe raportime të ndryshme u publikuan, duke e kthyer këtë ngjarje në një simbol të dhimbjes dhe tragjedisë që preku një komunitet të tërë.
Sanie Maloku, e cila atëherë ishte vetëm një vajzë e vogël 9-vjeçare, përjetoi një traumë të paimagjinueshme që ndryshoi rrënjësisht jetën e saj. Në atë ditë fatkeqe, Sania po ecte dorë për dore me gjyshin e saj, Faik Hasani, duke u kthyer për në shtëpi pas një vizite të pasuksesshme te dajat e saj.
“Ishte ditë e mërkurë, kishim edhe disa ditë për të filluar viti i ri shkollor. Në atë ditë vendosa t’i vizitoj dajët e mi, por fatkeqësisht ata nuk ishin aty dhe u ktheva për në shtëpi, ku rrugës takova gjyshin tim dhe më mori për dore për të shkuar në shtëpine time, por në gjysmë të rrugës na u ndërpre jeta të cilën edhe sot e asaj dite po e vuaj,” kujton Sania.
Në momentet kritike, gjyshi i saj, në një përpjekje të dëshpëruar për të shpëtuar mbesën, e largoi atë nga rreziku sa më shumë që mundi. Megjithatë, Faiku nuk mundi të shpëtonte veten dhe humbi jetën në këtë aksident të tmerrshëm. Për Sanien, ky moment mbeti i gdhendur thellë në kujtesën e saj, duke shënuar fillimin e një rrugëtimi të gjatë dhe të vështirë të përballjes me pasojat e aksidentit.
Sanie Maloku kishte festuar ditëlindjen e saj të nëntë vetëm dy ditë para aksidentit, një ditë që për të duhej të ishte e mbushur me gëzim dhe shpresë për të ardhmen. Por, në vend të kësaj, ajo përjetoi një nga momentet më të errëta të jetës së saj. Pas aksidentit, ajo u dërgua me urgjencë në spitalin e Gjilanit, ku mjekët bënë gjithçka që ishte e mundur për t’i shpëtuar jetën. Pavarësisht plagëve të rënda, Sania mbeti e vetëdijshme gjatë gjithë kohës, duke treguar një forcë të pashtershme shpirtërore.
Pas aksidentit, Sania përballoi një rrugëtim të gjatë dhe të vështirë për shërimin dhe rehabilitimin e saj. Humbja e të dy duarve në moshë aq të re ishte një goditje e madhe, jo vetëm për të, por edhe për familjen e saj. “I jam falemnderuese për gjithë jetën motrave e shoqeve të cilat i konsideroj si motra, prindërve të cilët sakrifikuan dhe po sakrifikojnë ende për mua, por Zoti i shpërbleftë të gjithë me të mirat e tij,” shprehet Sania, duke falënderuar ata që i qëndruan pranë gjatë këtyre viteve të vështira.
Protezat që Sania vendosi pas aksidentit ishin një ndihmë jetike për të, por ato kërkonin mirëmbajtje dhe ndërrime të shpeshta. Deri në moshën 22 vjeçare, Sania duhej të udhëtonte në Gjermani çdo dy vite për të ndryshuar protezat e saj. Ky proces ishte jo vetëm fizikisht dhe emocionalisht i vështirë, por edhe financiarisht i kushtueshëm. Çdo ndërrim i protezave kishte një kosto të lartë duke e bërë këtë një barrë të rëndë për të dhe familjen e saj. Sipas llogarive, deri më tani, Sania ka shpenzuar afërsisht mbi 100,000 euro për të mbajtur protezat e saj funksionale.
Me kalimin e kohës, teknologjia ka avancuar dhe tani Sania ka nevojë për proteza të reja elektro-mekanike, të cilat do t’i ofronin më shumë lehtësi dhe mundësi për të kryer nevojat e saj të përditshme. Por ky ndryshim kërkon mjete financiare të mëdha, të cilat ajo dhe familja e saj nuk mund t’i përballojnë vetëm.
Gjatë këtyre 49 viteve, Sanie Maloku ka përballuar sfida të shumta, duke treguar një forcë të jashtëzakonshme dhe një vendosmëri për të mos u dorëzuar kurrë përballë vështirësive. Përkundër dhimbjes dhe pengesave, Sania ka arritur të jetojë një jetë me dinjitet dhe të përballojë të gjitha sfidat që i kanë dalë përpara.
“Sfidat e mia kanë qenë të shumta, por dashuria për jetën dhe mbështetja e familjes dhe miqve më kanë ndihmuar të qëndroj e fortë. Asnjëherë nuk jam dorëzuar,” shprehet ajo me krenari.
Pavarësisht sfidave të jashtëzakonshme që Sanie Maloku përjetoi pas aksidentit tragjik, ajo arriti të përfundonte studimet në Fakultetin Ekonomik..Ajo tani e një kohë punon në Stacionin e Autobusëve në Gjilan.
Sanie Maloku është një shembull i gjallë i forcës së njeriut për të kapërcyer vështirësitë dhe për të ndërtuar një jetë të re, përkundër sfidave të mëdha që i janë paraqitur./Kryelajmi/