Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, para mediave ka deklaruar se takimi me shefin e CIA-s, William Burns, ka shkuar shumë mirë.
“Natyrisht që ne kemi bashkëpunim me ShBA-të dhe me këtë institucion tejet të rëndësishëm të inteligjencës dhe sigurisë, para së gjithash përmes Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë”, deklaroi Kurti sot kur e pyet para gazetarëve gjatë përurimit të renovimeve në Klinikën Emergjente në QKUK.
Reklamë
ADVERTISEMENT
Tutje ai shtoi se kjo është edhe një dëshmi në kuadër të marrëdhënieve bilaterale me ShBA-në “për sigurinë dhe parandalimin e çfarëdo kërcënimi të sigurisë për republikën tonë si dhe të paqes e stabilitetit e sigurisë rajonale në Ballkanin Perëndimor”.
Ndryshe, Shefi i Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA), William Burns, javën e kaluar qëndroi dy ditë në Kosovë ku u takua me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin dhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Vizita e tij në Kosovë i pasoi vizitat që ai fillimisht i zhvilloi në Bosnje e Hercegovine dhe në Serbi./teve1.info/