Ndërtimi i ambulantës në fshatin Uglarë nuk po nisë as pas 100 dite prej datës së nëshkrimit të kontratës
Shumë projekte kapitale në komunën e Gjilanit nuk po nisin të realizohen sipas afateve ligjore të kontraktuara me operatorët ekonomik. Kjo tregon paaftësinë, mospunën dhe joseriozitetin e qeverisjes komunale të udhëhequr nga VV.
Njëri nga projektet që pa asnjë arsye nuk ka nisur të ndërtohet është objekti i AMF në Uglarë.
Sipas nenit 17.1 të kontratës së nënshkruar më datë 14 maj 2024 me kompaninë nga Ferizaji “NIKA pro ING” shpk, data e fillimit të punimeve do të jetë jo më shumë se 5 ditë nga data e nënshkrimit të kontratës. Por janë bërë më shumë se 100 ditë dhe asnjë lëvizje për fillimin e punimeve nuk është bërë.
Ndërsa sipas nenit 17.2 të kësaj kontrate, përfundimi i ndërtimit të ambulantës duhet të kryhet brenda 24 muajve, pra në kohën e fushates kur do të mbahen zgjedhjet komunale.
E kjo qasje e qeverisjes komunale është e papranueshme, ku për një ndërtesë një katëshe me rreth 100 m/2 e kontrakton një kompani për ta ndërtuar një ambulantë për dy vite kohë. E kjo tregon më së miri se sa janë gjasat dhe mundësitë e këtij kryetari të komunës me nis e përfundu ndonjë projekt madhor për Gjilanin.