Qeveria ka miratuar projektligjin për sigurim të detyrueshëm në kujdesin shëndetësor.
Kryeministri Albin Kurti tha paraprakisht se ky vendim do ta përmirësojë cilësinë e jetës së qytetarëve.
“Do të marrim vendime të tjera të rëndësishme dhe me ndikim të drejtpërdrejtë e pozitiv në jetën e qytetarëve tanë, pa dallim. Ndër to është edhe propozimi i Ministrisë së Shëndetësisë për shqyrtimin dhe miratimin e projektligjit për sigurime shëndetësore. Andaj ku ka më mirë sesa ta fillojmë rendin e ditës pikërisht me këtë punë, pra shqyrtimi i projektligjit për sigurimin e detyrueshëm në kujdesin shëndetësor. Synimi ynë është që të investojmë në shërbime shëndetësore dhe të garantojmë sigurim publik shëndetësor për të përmirësuar cilësinë e jetës dhe të jetësohet një gjë e tillë me miratimin e projektligjit për sigurim shëndetësor”, tha Kurti.