Drita, Intelektualet, Arber Rama
Përmbysja që Drita i bëri skuadrës letoneze, FK Auda, u përjetua shumë nga tifozët e skuadrës kosovare.
Kualifikimi në finalen eliminatore të UEFA Europa Conference League, u festua shumë nga “Intelektualët”, të cilët për herë të parë po luajnë në një nivel të tillë, njofton Klankosova.tv.
Arbër Rama është njëri prej tifozëve më besnik të skuadrës gjilanase. Ai i përjeton thellë si humbjet, ashtu edhe fitoret e ekipit të zemrës.
Momenti kur gjyqtari i takimit Drtia – Auda, dha shenjë për përfundimin e ndeshjes, Rama shpërtheu nga emocionet, duke mos mundur ta përmbaj vetën as nga lotët.