Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, dhe Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ishin konsumatorët e parë në pikën e sapohapur të Postës së Kosovës në Mitrovicën veriore.
Gjatë vizitës, të dy ministrat theksuan se, përveç pikës së re, operojnë gjithsej 8 pika të tjera të Postës së Kosovës në 4 komunat veriore dhe në kufi, të cilat ofrojnë shërbime cilësore. Këto pika do të ofrojnë shërbime të ndryshme për qytetarët e Republikës së Kosovës, përfshirë:
Pagesat për:
• Energji elejtrike
• Ujësjellës dhe pagesa të tjera komunale
• Regjistrim të automjeteve
• Dënimet në trafik
• Patent shoferi
• Tatimin në pronë
• Taksa gjyqësore
• Dokumentet personale
• Licencat e ndryshme në institucione
• etj
Në kuadër të pikës së hapur sot, operon gjithashtu një sportel i Telekomit të Kosovës. Ky sportel do të ofroj shërbimet si:
• Aktivizimin dhe menaxhimin e numrave të telefonit
• Ofertat dhe paketat për telefonat celularë
• Shërbime të internetit për shtëpi e biznese
• Ndihmë teknike lidhur me shërbimet e Telekomit
• etj
Këto shërbime janë tejet të rëndësishme dhe ofrojnë një mënyrë më të lehtë për të përmbushur nevojat e përditshme të qytetarëve në komunat veriore.