Sulmuesi anësor i Gjilanit, Gzim Rusi, kishte ofertë të majme nga Ballkani, por kushtet e kërkuar nga ai nuk janë plotësuar.
Palët nuk kanë arritur marrëveshje përfundimtare dhe tani lojtari ka gjetur skuadër të re.
Rusi në një prononcim për GazetaOlle.com ka thënë që është në bisedime me disa skuadra.
Por gazeta mëson se ai ka arritur marrëveshje bazë me Trepçën ’89.
Rusi pritet t’i bashkohet Ndriqim Shtubinës në fazën e sulmit në skuadrën e rinovuar të mitrovicasve.