Tre persona kanë vdekur në aksidentin e mbrëmshëm në magjistralen Kaçanik- Ferizaj. Në këtë aksident, viktimat janë të rinj nga Kaçaniku.
Bëhet fjalë për Flamur Berishën, Artan Lika dhe Enis Ceka të cilën ndodheshin në veturën ngjyrë hiri, e tipit ‘Opel-Astra’, shkruan Indeksonline.
Sipas raporteve të para të Policisë, rasti ka ndodhur kur ngasësi i veturës Opel Astra me targa lokale ( F.B m/sh/k), duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes kushteve të rrugës, humb kontrollin mbi automjetin duke dal nga rruga dhe duke u përplasur në disa grumbuj dheu dhe duke u rrokullisur me automjetin.
Ngasësi i automjetit ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, kurse tre pasagjerët kanë ndërruar jetë në QKUK.