Sot, më 02.09.2024, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend HOXHA, priti në një takim lamtumirës ambasadorin z. Michael DAVENPORT, shef i misionit të OSBE-së në Kosovë.
Gjatë takimit u vlerësua lart bashkëpunimi OSBE-PK, e në veçanti me z. DAVENPORT dhe njëkohësisht kolonel HOXHA falënderoi ambasadorin për mbështetjen e pakursyer që ka dhënë OSBE-ja për Policinë e Kosovës. Nga ana tjetër ambasadori DAVENPORT shprehu falendërimin dhe mirënjohjen, për komunikimin, bashkëpunimin dhe qasjen konstruktive të Policisë së Kosovës ndaj organizatës nderkombëtare, konkretisht OSBE-së.