Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, ka njoftuar se janë publikuar rezultatet e Provimit Shtetëror të Maturës.
Sipas njoftimit testit i janë nënshtruar 4,476 maturantë, prej të cilëve kanë kaluar 2,726 maturantë apo 60.9%.
“Rezultatet e testit tashmë janë shpërndarë në shkolla, ndërsa afati i ankesave është deri më 6 shtator. MAShTI falënderon të gjithë të përfshirët në procesin e mbajtjes së Provimit Shtetëror të Maturës për kontributin dhe bashkëpunimin e tyre”, thuhet në njoftim.