Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kujtuar Ditën e Kushtetutës së Kaçanikut.
Haradinaj ka thënë se Kaçaniku është një nga ngjarjet më madhore të shprehjes së vullnetit të popullit të Kosovës për të jetuar të lirë e të pavarur.
“Ishin delegatët e Kuvendit të Kosovës, të cilët me guxim qytetar e kombëtar e rreshtuan vendin në rrugën e pakthyeshme të pavarësisë, e cila me luftën çlirimtare, si vazhdimësi e përpjekjeve të lëvizjes kombëtare shqiptare, u bë realitet”, ka shkruar Haradinaj./teve1.info/
Postimi i tij i plotë:
Kushtetuta e Kaçanikut është një nga ngjarjet më madhore të shprehjes së vullnetit të popullit tonë për të jetuar të lirë e të pavarur.
Ishin delegatët e Kuvendit të Kosovës, të cilët me guxim qytetar e kombëtar e rreshtuan vendin në rrugën e pakthyeshme të pavarësisë, e cila me luftën çlirimtare, si vazhdimësi e përpjekjeve të lëvizjes kombëtare shqiptare, u bë realitet.