Festa Shabani ka deklaruar se, si një ish-anëtare e Vetëvendosjes, u largua kur pa se interesat partiake po vinin përpara atyre të qytetarëve.
Ajo thekson se ka votuar me bindje për rikthimin e drejtorive të rëndësishme të Inspekcionit dhe Kulturës, duke u angazhuar për mirëqenien e qytetarëve.
Për tre vjet ka vepruar si e pavarur, gjithmonë duke i vënë interesat e qytetit përpara imponimeve partiake.
Festa Shabani ka deklaruar se është viktimë e mosmenaxhimit të drejtorive, duke theksuar se komuna i ka borxh për projektin që ka realizuar.
Statusi i plotë:
Gilan, a po fokusohemi tash se çka po ndodh në institucionin më të rëndësishëm të qytetit?
Po e tejkalojmë pjesën e konferencës së dështuar ng VV e fokusohemi në atë se cka kanë dashtë me paraqitë.
Gjendja në Kuvendin Komunal të Gjilanit është alarmante dhe e papranueshme.
Asambleistët e të gjitha partive, pa përjashtim, po tregojnë paaftësi dhe mungesë përkushtimi ndaj qytetarëve. Për më shumë se një vit, nuk është mbajtur asnjë seancë, ndërkohë që nënshkruajnë dhe marrin pagat e tyre të fryra nga taksat tona.
2.517.000 euro të pashfrytëzuara nga viti i kaluar qëndrojnë të bllokuara, ndërsa projektet e rëndësishme për qytetin po mbesin pezull për shkak të bllokadave të opozitës për interesa partiake.
Ky keqmenaxhim dhe grindjet e brendshme partiake po dëmtojnë drejtpërdrejt qytetarët. Kjo situatë është e neveritshme dhe po shkatërron çdo përpjekje për të realizuar projekte që do të përmirësonin jetën e qytetarëve. Kujtojmë gjithashtu që shumë organizata, si Handikos, janë në rrezik të shuhen për shkak të mosvotimit të bartjes së mjeteve, duke lënë pas dore njerëzit me nevoja të veçanta, të cilët janë më të prekurit nga kjo situatë. Kjo është e pafalshme!
Si një ish-anëtare e Vetëvendosjes, unë u largova kur pashë se interesat partiake po vendoseshin përpara atyre të qytetarëve. Kam votuar me bindje të plotë për rikthimin e drejtorive të rëndësishme të Inspekcionit dhe Kulturës, duke menduar vetëm për të mirën e qytetarëve. Për tre vite kam vazhduar si e pavarur, gjithmonë në interes të qytetit dhe pa imponime partiake.
Sot, përballë kësaj neglizhence, edhe unë jam viktimë e mosmenaxhimit të drejtorive, pasi komuna më ka borxh për projektin që kam realizuar për diasporën. Fondet janë ndarë, por ne nuk marrim pagesat e nevojshme për të mbuluar shpenzimet që tashmë janë bërë. Ky është vetëm një shembull i asaj që po ndodh me shumë projekte të tjera, ku bllokada e Kuvendit po sjell dëm të madh për qytetin dhe qytetarët e Gjilanit.
Kjo situatë kërkon zgjidhje urgjente dhe përkushtim të vërtetë për qytetarët!
F. SH
Qytetare e lirë 🙂