Me ardhjen e stinës së verës edhe hitet muzikore kanë filluar të shtohen.
E kësaj radhe është këngëtari nga Gjilani, Meti Maloku ai i cili ka lansuar këngën e tij më të re me titull “Oh bre”, shkruan Gazeta Intro.
Muzika e kësaj kënge është bërë nga Ardian Kastrati, ndërsa tekstin e ka shkruar, Suzana Fazliu-Veseli.
Këngëtari gjilanas është i njohur për zhanrin e muzikës popullore, por nuk i ka lënë anash as baladat.
Edhe projekti i tij më i ri i cili u lansua sot, i përket zhanrit të baladës.
Më poshtë mund ta dëgjoni këngën më të re të Meti Malokut: