Nënkryetarja e Komunës së Kameniës për Komunitete Aleksandra Jovanovic së bashku me Ministrin e Ministrisë për Komunitete dhe Kthim Nenad Rasic kanë nënhskruar marrëveshjen për ndërtimin e trotuareve në fshatrat Boscë dhe Strelicë.
Marrëveshja në fjalë arrin vlerën e 72,549 eurosh.
Kryetari Rahimaj ka thënë se kjo marrëveshje i jep përgjigje një nevoje të kahmotshme të banorëve të kësaj zone.
“I lumtur që investimet po japin përgjigje për secilën kërkesë të secilit komunitet e po prekin të gjitha lokalitetet”-është shprehur Kryetari Rahimaj.