Policia e Kosovës ka bastisur dy shtëpi, një në Gjilan e një në Istog.
Në fshatin Dobërqan të Gjilanit, të hënën njësia policore me vendim të prokurorit ka kryer bastisjen në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar, ku gjatë kontrollit ka gjetur dhe sekuestruar një pushkë ajrore.
Lidhur me rastin i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
Kurse, një ditë më vonë, të martën njësiti i hetimeve me vendim të prokurorit ka bërë bastisjen në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar i cili ndodhet në paraburgim, dhe gjatë kontrollit ka gjetur dhe sekuestruar; një armë/pistoletë, një karikator, dhe gjithësej 46 fishekë.
Rasti është në procedurë hetimore.