Një burrë në një market në Gjilan, përmes kanosjes ka grabitur nga arka 400-500 euro.
Sipas raportit të policisë, i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes.
Policia ka bërë të ditur se rasti është në proces hetimor.
“Gjilan /11.09.2024 – 22:47. Është raportuar se një person i dyshuar përmes kanosjes kishte grabitur nga arka e një marketi 400-500 € para dhe më pas ishte larguar nga vendi i ngjarjes. Rasti në proces hetimor”, thuhet në raport./teve1.info/