Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, njësia rajonale e trafikut rrugor dhe stacionet policore gjatë periudhës kohore 06.09.2024 – 12.09.2024 në vazhdën e implementimit të planeve operative ka shqiptuar njëmijë e pesëqind e katër (1504) gjoba.
Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtij plani janë ndërmarr aktivitete edhe në:
• Hetim i dymbëdhjetë (12) aksidenteve të trafikut me dëme materiale,
• Hetim i nëntëmbëdhjetë (19) aksidenteve të trafikut me të lënduar,
• Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për njëzet (20) ngasës,
• Shqiptuar tridhjetë e dy (32) gjoba për mos vendosje të rripit të sigurisë.
Me qëllim parandalimin e aksidenteve në trafikut rrugor, Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan apelon tek të gjithë ngasësit që të respektojnë dispozitat ligjore në trafik, të përshtatin ngasjen dhe shpejtësinë me kushtet e rrugës. Siguria në trafik është përgjegjësi e përbashkët dhe kërkon angazhimin e të gjithëve.