Në 33-vjetorin e pavarësimit të futbollit kosovar, Nazim Gagica ndau përvojën e tij gjatë vizitës në Klubin Futbollistik “Drita” të Gjilanit.
Ai u prit ngrohtësisht nga drejtori i përgjithshëm i klubit, Feti Murseli, drejtori sportiv, Valon Zymberi, dhe stafi i përkushtuar.
Gjatë kësaj vizite, së bashku me veteranë të sportit gjilanas, Gagica kujtoi rëndësinë historike të ndeshjes së parë të organizuar nga Federata e Pavarur e Futbollit të Kosovës më 13 shtator 1991, duke vlerësuar sukseset dhe sfidat e klubit në rrugëtimin e tij.
Shkrimi i plotë:
Ne 33 vjetorin e pavarësimit të futbollit kosovar, isha i nderuar nga pritja që na bëri drejtori gjeneral i Klubit Futbollistik “Drita”, nga Gjilani, Feti Murseli, nga drejtori sportiv, Valon Zymberi dhe stafi profesionist e shumë i përkushtuar i klubit.
Me disa nga veteranët e sportit gjilanas, në shënim të ditës kur u zhvillua ndeshja e parë në futboll e organizuar nga Federata e Pavarur e Futbollit të Kosovës, më 13 shtator të vitit 1991, vizituam këtë klub ku u njoftuam për sukseset dhe sfidat me të cilat përballet sporti dhe sportistët tanë.
Drejtuesit e klubit i urova për sukseset e shënuara dhe e falenderova për ndjenjat dhe krenarinë që ndër vite i ka dhënë sportdashësve tanë e tifozëve të flaktë të saj.
Bashkë me disa nga themeluesit e Shoqatës së Sportit Gjilanas të vitit 1991 e këndej, Ajnur Maksut, Skender Hoxha, Rabit Matoshi dhe Elhami Bajrami dhe Agim Ramizi, i uruam drejtuesit e klubit për renovimin e zyreve dhe i uruam suksese të mëtejme si klub.
Na mbetet neve si politikë e si institucione që të jemi shumë më seriozë në raport me detyrimet tona që kemi ndaj sportit dhe sportistëve tanë. Aleanca mbetet shumë e vendosur në mbështetje të kërkesave të tyre sot, e në projekte nesër.