Raportet financiare çdo ditë po i tmerrojnë qytetarët e Gjilanit, qeverisja e VV-së po e falimenton çdo mundësi të zhvillimit për komunën tonë.
Duken të pabesueshme, por fatkeqësisht faktet janë të vërteta. Vetëm për katër projekte kapitale, komuna e Gjilanit ka nënshkruar marrëveshje bashkëfinancimi në vlerë prej 88 milion euro me qeverinë e Republikës së Kosovës dhe me BERZH-in.
E këto projekte janë:
20 milion, Projekti i bulevardit të qytetit
15 milion, Projekti i stadiumit të qytetit
27 milion, Projekti i qarkores së re të qytetit
26 milion, Projekti i impiantit të ujërave të zeza
Janë 21 milion buxhet që po shkon suficit vetëm për këto katër projekte. 7 milion suficit në vitin 2023 dhe 14 milion në vitin 2024.
Nëse i përfshijm edhe buxhetin e projekteve tjera që kanë shkuar suficit vitin e kaluar dhe këtë vit, janë 58 milin euro suficit që Komuna e Gjilanit po ia kthen këtë buxhet në thesarin e Kosovës. Marre çka jeni tu bo.
Jepni të gjithë sot dorëheqje, nesër është vonë.