Dje, në një konferencë për media në Gjilan, reagova ndaj injorimit të skajshëm të grave në pozita udhëheqëse dhe nepotizmit në konkurset për punësim në arsim, të udhëhequra nga administratori i komunës.
Sot, një kolege deputete nga VV-ja, nga Gjilani, e quajti reagimin tim qesharak dhe shpifës.
Zonjë, ju lutem, ofroni fakte, jo mashtrime! Mos u kapni nga paniku i humbjes së shpejtë të pushtetit!
Gjatë mandatit të LDK-së në Gjilan (2013-2021), asnjë familjar i im nuk është punësuar në institucionet komunale. Konkurset kanë qenë të rregullta, pa asnjë shkelje, anulim apo kontest gjyqësor.
Ju lutem, na tregoni kur keni ngritur zërin për Gjilanin në Kuvendin e Kosovës, a keni sjellë ndonjë projekt apo iniciativë? E keni pushtetin në duar, lart e poshtë, por po e shfrytëzoni për punësime familjare, pa asnjë turp.
Ju ka humbur rruga dhe po reagoni pa arsye!
Arijeta Rexhepi i përgjigjet Valentina Bunjaku-Rexhepit me këto fjalë👇