Skuadra e Gjilanit ka shënuar fitore 2:1 ndaj Prishtinës në ndeshjen e javës së shtatë në Superligën e Kosovës.
Skuadra mysafire ishte e para që kaloi në epërsi me anë të Albin Krasniqit në minutën e 22’të, shkruan Indeksonline.
Por, rezultati u barazua pas pak minutave me golin e shënuar nga Shabani në minutën e 36’të.
Në pjesën e dytë, ekipi i Gjilanit shënoi edhe një gol tjetër dhe të fitores. Ishte Ramadani që shënoi në minutën e 81’të për t’i siguruar tri pika.
Me këtë fitore, Gjilani shkon në kuotën e tetë pikëve në pozitën e 7-të, kurse Prishtina mbetët me 10 pikë./Indeksonline/