Ish-kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri ka reaguar pas pranim të Ministrit të Infrastrukturës, i cili konfirmoi se premtimi për autostradën e Gjilanit nga Kryeministri Kurti ishte një gabim.
Ai thekson se është po aq e rëndësishme që të pranohet edhe dështimi në ndërtimin e Stadiumit të Qytetit, si dhe vonesat e vazhdueshme në realizimin e rrugëve regjionale dhe impiantit për trajtimin e ujërave të zeza.
Këto vonesa dhe dështime, sipas Hazirit, reflektojnë një menaxhim të dobët të projekteve infrastrukturore që kanë ndikuar negativisht në zhvillimin e Gjilanit dhe të gjithë rajonit.
Statusi i plotë:
Ministri i Infrastrukturës e pranoi mbrëmë se premtimi për autostradën e Gjilanit nga Kurti ishte gabim. Por, duhet, po ashtu, ta pranojë se gabim është mospranimi i dështimit në Stadiumin e Qytetit, deshtimi i ndërtimit dhe vonesa e rrugëve regjionale e impiantit për trajtim të ujërave të zeza.
Duhet ta pranojë se krejt ‘projektet e Lutës’, siç po u referohet ekzekutivi i Gjilanit, u urdhëruan që të ndalen qe tri vite, ndërsa tash, me fillimin e tetorit, pranohen gabimet e vonesat por edhe fillimi i tri projekteve që i lamë të gatshme.
Shantazhi dhe kërcënimi i z.Hyseni ndaj Kuvendit Konunal është mospranim i gabimeve dhe vonesave të tij në dështimet në Gjilan. Anamoravën kjo Qeveri po e deshton me qëllim!