Shqiptarët janë popull që e pëlqejnë sportin, por gjithmonë del një arsyeje të duash diçka më shumë.
Futbolli është sporti më i bukur në botë dhe pse është bërë më i dashuri nga shqiptarët arsyeja padyshim që ka një emër, Fadil Vokrri.
Vokrri bëri gjithë shqiptarët për vete, bëri që të mbushej çdo stadium me tifoë ku ai luante pasi thjeshtë dhuronte magji në fushë.
Si futbollist arriti kulmin, la gjurmë të pashlyeshme në futbollin tonë.
Por pasi shteti ynë shpalli pavarësinë, Vokrri u rikthye në vendlindje për të dhënë tjetër kontribut, kësaj radhe si kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës.
Dy mandate radhazi tentoi vazhdimisht për pavarësimin e futbollit, por e vetmja që e arriti ishte një leje nga FIFA për të luajtur ndeshje miqësore.
Në vitin 2016 u zgjodh për herë të tretë në krye të FFK-së dhe dha premtimin se do ta fuste Kosovën me të drejta të plota në UEFA e FIFA.
E mbajti këtë premtim, pasi më 3 maj të atij viti Kosova u fut në UEFA me të drejta të plota e disa ditë më vonë edhe në FIFA.
Vokrri i arriti këto suksese si president i FFK-së i vetëm falë edhe emrit të tij të madh që kishte.
Por legjenda e futbollit mbarëshqiptar na la në një moment të mirë, pasi ndërroi jetë në mëngjesin e ditës së shtunë.
E la futbollin e Kosovës në momentin më të ndritur, kur Përfaqësuesja jonë nuk di për humbje në katër ndeshje, ndërsa kampionati i sivjetmë ishte më i miri pas lufte.
Drita dhe Prishtina do të luajnë në garat ndërkombëtare, ndërsa Përfaqësuesja e Kosovës do të startojë në Ligën e Kombeve në muajin shtator.
Vokrri ndërroi jetë pas një sulmi të pësuar në zemër sa ishte duke u marrë me sport, ishte në fitnes.
Zoti ia kishte bërë këtë njeri të çmuar dhuratë vendit tonë Kosovës, Vokrri ishte në këtë jetë me mision: T’i bëjë shqiptarët ta duan futbollin dhe ta udhëheq shtetin e tij si i pari i këtij sporti të bukur drejt sukseseve.
Vdekja e tij tregoi më së miri se sa i madh ka qenë legjenda jonë, se sa emër të respektuar ka pasur në botën e futbollit.
Në varrimin e tij erdhën shumë yje të sportit nga mbarë Evropa, ndërsa shumë nga ta e kanë vetëm një qëllim: Të luajnë edhe në botën tjetër futboll me gjeniun nga Podujeva.
Lamtumirë mbreti i futbollit shqiptar, lamtumirë kryetari legjendar i FFK-së, ti shkove, por veprat e tua nuk do të harrohen asnjëherë. /Telegrafi/