Berat Rukiqi i LDK-së ka kritikuar Qeverinë Kurti për mungesë të shtrimit të rrugëve të reja. Duke publikuar një statistikë nga Vjetari Statistikor i Agjencisë së Statistikave, ai tha se gjatë kësaj qeverisje janë shtruar 2 kilometra rrugë të reja.
“Në 1,197 ditë qeverisje, të kësaj Qeverie, Kosovës i janë shtuar 2 kilometra rrugë të reja. Nëse e llogarisim në baza ditore, i bjen 1.7 metra në ditë (Burimi: Vjetari Statistikor i Agjencisë së Statistikave).
Ai akuzoi Qeverinë edhe për ndarje të tenderëve “dostave” në vlerë të 240 milionë eurove.
“Mos të harrojmë: Kjo Qeveri ka menaxhuar me 12 miliardë euro, prej të cilave 240 milionë ju kanë dhënë tendera dostave dhe financuesve të partisë”, ka shkruar ai./Express/