Ka përfunduar derbi mes Dritës dhe Gjilanit, e vlefshme për xhiron e tetë të Superligës së Kosovës.
Ndeshja u mbyll me rezultatin e barabartë 1-1.
Arb Manaj shënoi golin për Dritën, ndërsa Armend Thaqi realizoi për Gjilanin nga penalltia. Pjesa e dytë ishte më e balancuar, me pak raste të rrezikshme për të dyja skuadrat.
Dueli u zhvillua me intensitet, por nuk pati gola të tjerë në pjesën e dytë, duke bërë që ekipet të ndahen me nga një pikë secila.