Një aksident tragjik ndodhi mbrëmë në rrugën Gjilan-Prishtinë, në afërsi të liqenit të Badovcit, ku tre persona humbën jetën shkruan Radio Star.
Ngjarja ka tronditur opinionin publik, dhe nuk kanë munguar reagimet nga figura të ndryshme politike.
Asambleisti i LDK-së, Gentrit Murseli, reagoi ashpër përmes një statusi në Facebook, ku shkroi: “HESHTJA VRET. Edhe sa njerëz duhet të na vdesin që autostrada të kryhet?!”.
Ai theksoi se rruga Gjilan-Prishtinë po identifikohet gjithnjë e më shumë si “rruga e vdekjes”, për shkak të aksidenteve të shumta, të cilat, sipas tij, janë pasojë e mungesës së autostradës.