Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka reaguar pas problemeve të vazhdueshme me ushqimin e ushtarëve të FSK-së.
Krasniqi thotë se letra e Gjeneralit Bashkim Jashari dërguar Ministrit të Mbrojtjes lidhur me shqetësimet e shumta që kanë të bëjnë me shërbimet ushqimore, mungesën e personelit dhe problemet sanitare, shpërfaqë një gjendje alarmante në ushtrinë tonë e cila kërkon trajtim emergjent nga ana e shtetit.
Tutje, ai shton se Qeveria Kurti, për të disatën herë po e dëshmon se ushtrinë e do vetëm për propagandë dhe fotografi dhe nuk i intereson aspak mirëqenia dhe shëndeti i vajzave dhe djemve që me përkushtim i shërbejnë ditë dhe natë atdheut.
Derisa, theksoi se PDK-ja nuk do të qëndrojë duarkryq, ku sipas tij do të kërkojë transparencë dhe llogaridhënie të plotë nga Qeveria./teve1.info/