Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se dialogu me Serbinë ka pasur sukses, dhe sipas tij suksesi është marrëveshja bazike e arritur në Bruksel dhe aneksi i Ohrit.
Kurti ka thënë se këto dy marrëveshje duhet respektuar dhe zbatuar në plotëni.
Në një deklarim për media pas përfundimit të Procesit të Berlinit, kryeministri ka thënë se po presin nga Komisioni i ri Evropian për një dinamikë të re.
“Sa herë që flasim për dialog unë insistoj gjithashtu ta përmendi faktin se kemi marrëveshje bazike. Dialogu ka pasur sukses, e suksesi quhet marrëveshja bazike me aneksin e zbatimit. Neve na duhet ta respektojmë atë marrëveshje dhe ta zbatojmë në plotëni”, u shpreh Kurti, raporton teve1.info
Ai tha do të insistojë në tri kërkesat te tij në dialog, e që është dorëzimi i Milan Radoiçiqit dhe grupit të tij, tërheqjen e letrës nga Serbia dërguar vendeve të BE-së se nuk do ta respektojë asnjë marrëveshje dhe nënshkrimin e marrëveshjes bazike dhe aneksit të zbatimit.