Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri ka thënë se Komuna e Gjlanit e cila udhëiqet nga Lëvizja Vetëvendosje është bërë si “shitore e thyer”
Haziri ka akuzuar pushtetin për nepotizëm, duke thënë se shpejt do të përfundojë mendësia e punësimit të kunatave e ballkdëskave.
Ai ka thënë se LDKja do ta nxjerr Gjilann e Anamoravën nga depresioni ekonomik.
“Kuvendin e LDK-së e filluam me tri gjeneratat politike, veprimtarët, gratë e burrat, të rinjtë e të rejat, qytetarët, grupet e interesit, komunitetin e biznesit e bashkatdhetarët të cilët janë heronjtë e gjallë të ditëve të sotme, sepse Rrugën e Re do ta bëjmë bashkë në krye me liderin, Lumirin tonë, për Gjilanin e Kosovën europiane”.
“Shpejt do të përfundojë mendësia e punësimit të kunatave e ballkdëskave. Komuna e Gjilanit është bërë për gjynah, si një ‘shitore e thyer’. Ky mentalitet i administrimit të Gjilanit përmes ‘bedelëve’ të ministrave do të përfundojë më 9 shkurt. Gjilani do t’i kthehet qytetarëve! Gjilanin e Anamoravën do ta nxjerrim nga depresioni ekonomik në nivel tjetër zhvillimor, ekonomik, administrativ, arsimor, kulturor e sportive”, ka thënë Hazri.
Ai ka postuar fotografi përmes një përmbledhje javore nga aktivitetet e LDK-së. /Gazeta Express