Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e një të dyshuari, A.C., i cili ishte në kërkim policor për më shumë se tre muaj për veprën penale të “Rrëmbimit”.
Më 20 tetor 2024, Njësiti i Hetimeve Rajonale të Policisë në Gjilan, në bashkëpunim me Njësitin për Reagim të Shpejtë, ka kryer arrestimin pas identifikimit dhe lokalizimit të të dyshuarit.
Ky person, i përfshirë në një rast rrëmbimi që kishte ndodhur më 20 korrik 2024, tani është në mbajtje për 48 orë pas intervistimit nga Prokurori i Shtetit.
Komunikata e plotë:
Arrestohet i dyshuar i cili ishte në kërkim policor për veprën penale ‘’Rrëmbim’’
Gjilan, 21 tetor 2024
Me datën 20.10.2024, Njësiti i Hetimeve Rajonale të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan në vazhdën e hetimeve dhe si rezultat i veprimeve operative-hetimore kanë identifikuar, lokalizuar dhe arrestuar të dyshuarit A.C. (viti i lindjes 1987, mashkull kosovar). Arrestimi i tij është bërë në koordinim dhe mbështetje edhe nga Njësiti për Reagim të Shpejtë i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan.
I njëjti ishte vënë në kërkim policor që nga data 20.07.2024 me dyshimin se në bashkëkryerje edhe me tre persona të tjerë të arrestuar më herët ka qenë të përfshirë në kryerje të veprën penale ‘’Rrëmbim’’, rast i cili kishte ndodhur me datën 20.07.2024.
Pas intervistimit me urdhër të Prokurorit të Shtetit i njëjti është dërguar në mbajte për 48 orë.