Qytetarët të cilët ishin dëshmitarë të iftarit të të ngrënë të së premtes në një restorant të Gjilanit, kanë treguar se cilat ushqime dyshohet se çuan deri në helmimin e tyre.
Në një prononcim të tyre për Klan Kosova disa kanë thënë se ishte mishi ai që shkaktoi keqësimin e gjendjes së tyre shëndetësore.
Përveç dyshimeve për mishin një pjesë tjetër e tyre kanë deklaruar se ishte ëmbëlsira ajo që çoi në helmimin e pjesës dërmuese të të pranishmëve njofton Klan Kosova.
Ndërsa Klan Kosova merr vesh jo zyrtarisht nga menaxhmenti i restorantit se dyshohet të kenë qenë pijet ato që kanë shkaktuar helmimin e vizitorëve.