Kompania “ELBAU” ka lëshuar një komunikatë, ku sqaron arsyen e largimit të asfaltit në trotuarin e rrugës ‘Adem Jashari’ në Gjilan.
Sipas kompanisë, ky veprim është realizuar për të siguruar cilësinë dhe qëndrueshmërinë e punimeve të kryera.
Në komunikatën e tyre, përfaqësuesit e “ELBAU” theksojnë se ky largim i asfaltit ishte i detyrueshëm për të garantuar standardet e larta të infrastrukturës, duke pasur parasysh kushtet dhe nevojat e terrenit. Ata kanë siguruar qytetarët se gjendja e trotuarit do të rikthehet shumë shpejt në formën e mëparshme, duke u angazhuar për të përfunduar punimet sa më shpejt të jetë e mundur.
“ELBAU” kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe premton se do të vazhdojë të punojë me përkushtim për përmirësimin e infrastrukturës.
Komunikata e plotë:
Përshëndetje,
Dua të informoj se, për shkak të një gabimi nga ana e punëtorëve gjatë ekzekutimit të punimeve në nivelin e trotuarit, kemi qenë të detyruar të largojm një pjesë të asfaltit. Ky veprim ishte i nevojshëm për të siguruar cilësinë dhe qëndrueshmërinë e punimeve. Lajmi i mirë është se sot do të vazhdojmë me asflatimin e kësaj pjese, duke e rikthyer atë në gjendjen optimale sa më shpejt të jetë e mundur.
Faleminderit për mirëkuptimin tuaj!