Klubi ynë, FC DRITA do të takohet me FC Malishevën në ndeshjen xhiros së 10-të në Superligë.
Për sfidën e radhës, por edhe në përgjithësi përgatitjet foli kryetrajneri ynë, Zekirija Ramadani në konferencën me gazetarë një ditë para ndeshjes.
“Nesër na pret një ndeshje e vështirë, sepse e dijmë që FC Malisheva nuk është rastësisht në këtë pëzitë dhe këto vitet e fundit ka bërë me të vërtetë lojëra të mira. FC Malisheva duhet respektuar, ka një ekip me lojtarë shumë cilësorë, sidomos reparti sulmues është mjaft i rrezikshëm. Por, dihet objektivi ynë, ne jemi DRITA dhe gjithmonë luftojmë për kreun e tabelës, në çdo takim hyjmë për fitore dhe asnjë gjë tjetër. Nesër mendoj që jemi përgatitur maksimalisht për t’u ballafaquar me FC Malishevën dhe të arrijmë objektivin tonë kryesorë, tre pikëshin”, ka thënë në fillim të konferencës Ramadani.
Trajneri ynë foli për mungesat e futbollistëve të lënduar dhe ndikimin e tyre në skemat e ekipit, por që gjithsesi ata po bëjnë dita ditës më mire.
“Gjithsesi secili ka vlerën e vet. Nga fillimi i kampionatit jemi munduar që të bëjmë konkurrencën e mirë në çdo repart, por mungesat normal që e penalizojnë çdo skuadër. Jam i bindur se ata që janë të shëndoshë dhe janë mirë do të japin maksimumin, sepse në fund të fundit secili ka ardhur këtu për të luajtur. Kemi numrin e duhur të futbollistëve dhe në çdo repart mund të zëvendësohet secili”, u përgjigj Ramadani.
Trajneri, Zekirija Ramadani theksoi se për ta mposhtur dikush FC DRITËN duhet djersitur shumë.
“Kemi skuadër, kemi futbollistë dhe gjithmonë jemi të koncentruar vetëm në ndeshjen e radhës. Jam i bindur se kushdo të na mposht neve duhet të shpenzojë shumë djersë, shumë mund për të arritur te fitorja përballë nesh. Ku është tabela për momentin nuk më intereson fare, derisa ne nuk arrijmë fitoren ose objektivin e ndeshjes.E kam thënë që në fillim, kualitetin e kemi dhe nëse nuk do të bëhet DRITA kampion nuk e di se kush është fajtor përveç meje. Gjithçka është në vendin e duhur, kemi disa lëndime të pa parashikuara, por kemi ekipln e kompletuar, kemi mbështetjen maksimale nga drejtuesit tanë që është shumë e rëndësishme, kemi atmosferë të jashtëzakonshme brenda grupit dhe kjo është arma kryesore e jona”, drklaroi Ramadani.
Kryetrajneri, Zekirija Ramadani tregon se kalendari i ngjeshur i ndeshjeve normal që shkakton ngarkesa në çdo ekip, por që ndonjëherë duhet parë edhe aspektin pozitiv.
“Ngarkesa është për secilën skuadër, por ndonjëherë është mirë kur futet ekipi në ritëm mos tketë pauzë mos të ketë pushim. Shpresoj që ekipi jonë të jetë në ritmin e duhur dhe në formën e duhur, sepse unë mendoj që kjo periudhë duhet të jetë periudha kulminante për secilin futbollis tonin”, përfundoi Ramadani.
Ramadani njoftoi se klubi ynë, FC DRITA për dy javë do të zhvillojë 5 ndeshje nga 1 më tepër në mesjavë.
Ndeshja FC Malisheva – FC DRITA zhvillohet nesër, e dielë në ora 13:00, në Stadiumin “Liman Gegaj”, Malishevë.
FC DRITA