Sonte në Gjilan, në organizimin e Forumit Rinor në këtë qytet, aty ku energjia rinore ishte burim frymëzimi e vendosmërie për ndryshimin e madh që do ta bëjmë bashkë.
E ardhmja nuk pritet! Ajo bëhet. Dhe bëhet duke ndryshuar të tashmen me rininë e shkëlqyeshme që ka Kosova!
Kjo rini kosovare meriton perspektivë, meriton mundësi; meriton vende pune, jetë të mirë e të ardhme të dinjitetshme në Kosovë – në atdheun e tyre e në shtetin që do ta bëjnë!
Këtë do t’ua ofrojmë! Lidhja jonë është e fuqishme dhe është e pandalshme. Koha jonë ka ardhur, e me të dhe vet ndryshimi!