Sot në xhiron e 10-të të Superligës së Kosovës, FC Drita do të përballet me Malishevën në një sfidë të rëndësishme.
Pas barazimit me Feronikelin’74, skuadra e Dritës udhëton në Malishevë, ku e pret një ndeshje e vështirë ndaj një ekipi që ka treguar formë të mirë këtë sezon.
Trajneri i Dritës, Zekirija Ramadani, gjatë konferencës për media theksoi se Malisheva ka një ekip me lojtarë cilësorë dhe një repart sulmues mjaft të rrezikshëm, që kërkon kujdes maksimal.
Ndeshja pritet të fillojë në ora 13:00 në stadiumin ‘Liman Gegaj’ në Malishevë.