FC Drita ka barazuar pa gola ndaj Malishevës në ndeshjen e xhiros së 10-të të Superligës së Kosovës. Ky është barazimi i tretë për skuadrën e drejtuar nga Zekirija Ramadani, ndaj Gjilanit, Feronikelit’74 dhe Malishevës.
Pas këtij barazimi, Drita ka grumbulluar gjithsej 15 pikë dhe aktualisht mban pozitën e pestë në tabelë, me dy ndeshje më pak të zhvilluara.