Ndeshja e javës së 11-të do t’i takojë dy rivalët e vjetër FC DRITA dhe FC Prishtina në ndeshjen qe zhvillohet nesër, e enjte nga ora 13:00.
Trajneri i FC Dritës, Zekirija Ramadani teksa foli për ndeshjen tha se FC Prishtina është emër i madh në futbollin kosovar dhe ndeshje të tilla gjithmonë prodhojnë derbi.
“Nesër kemi një derbi, ndaj një skuadre qe si ne gjithmonë synon kreun e tabelës-titullin kampion. Duhet të mendojmë edhe për ekipin tonë, sepse kemi tre barazime radhazi dhe është momenti i duhur për të reflektuar ekipi, për të qenë më agresiv për tëardh deri te objektivi i ndeshjes tre pikëshi”, ka thënë Ramadani.
Sa i përket ndeshjeve të fundit pa gola, trajneri Zekirija Ramadani tha se përgjegjësinë e merr ai dhe stafi teknik, gjersa po e shqyrtojnë çdo detaj.
“Në ndeshjen e parë nuk krijuam,nuk ishim të rrezikshëm, kurse kundër FC Malishevës kishim raste shënimi, por thjesht nuk ishim të saktë. Këtë presion e mbajmë ne si staf teknik dhe e heqim nga futbollistët, ata duhet të bëjnë punën e vet. Nuk kemi egoizëm në ekip dhe shpresoj që nesër të kemi reflektim nga ekipi”, theksoi Ramadani.
Sa i përket shënimit të golave Ramadani tha:
“Secila skuadër do të shënojë sa më tepër gola dhe sipas thënjeve të trajnerëve të mëdhenj që ‘sulmi i mirë fiton ndeshjen, kurse mbrojtja e mirë fiton titullin’, kështu që ne të arrijmë t’i fitojmë ndeshje, pa marrë parasysh sa gola, të rëndësishme janë tri pikët”, potencoi Ramadani.
Konferencën e plotë mund ta ndiqni në profilin zyrtar të klubit në facebook: https://www.facebook.com/share/v/f1s696nbZBXGTedn/
Ndeshja zhvillohet në Stadiumin Ndihmës (te rrethi), ora 13:00.