Këshillat profesionale janë të dobishme duke kthjelluar mendjen, modifikuar sjelljen duke reflektuar pozitivisht, në sferën sociale, emocionale dhe aspektin mendor, duke ngrit vetëbesimin, motivimin e individit.
Këshillimi psikologjik sot mund të aplikohet edhe në situata krejtësisht normale, për të cilën njerëzit këshillohen apo udhëzohen lidhur me profesionin që do ta kryejnë, lidhur me konfliktet familjare, kur flitet për pengesat në marrëdhënie me rrethin, për vështirësitë gjatë edukimit të fëmijëve, vështirësitë me sjelljet e adoleshentëve si dhe shumë probleme të tjera të cilat paraqiten tek individi.
Anashkalimi, injorimi apo grumbullimi i problemeve, vështirësive jo kërkimi për këshillim dhe trajtim mund të ndikojnë negativisht tek individët duke u paraqitur si barrierë për të ardhmen si dhe vështërsi në shëndetin psikik, emocional, social.
Këshillimi psikologjik u ndihmon njerëzve të dinë të orientohen para vështirësive të ndryshme, të shfrytëzojnë mundësi intelektuale, emocionale e sociale, marrëdhënie harmonike me persona të tjerë.
Natyrisht njeriu gjatë jetës së përditshme ndodhet në situata të ndryshme në situata që ndikojnë negativisht në psikikën e tij, në emocione, ndjenja, sjellje etj.
Individi me grumbullimin e këtyre vështirësive ndihet i lënduar, zemëruar, frustruar, ka mungesë vetëvlerësimi dhe vetëbesimi.
Roli i psikologut është të promovojë shëndet, të ofrojë zgjidhje për individët të cilët ndodhen në situata stresuese, konfliktuoze, depresive, anksioze ku personi ballafaqohet në jetën e përditshme. Këshillimi psikologjik ndihmon për mënyrën tejkalimit të sfidave, problemeve, duke shfrytëzuar kapacitetin e tij për mënyrën e modifikimit dhe tejkalimit të situatave.
Udhëheqja e këshillimit është proces gjatë të cilit nuk trajtohen vetëm disa probleme dhe zgjedhjen e mundshme të tyre, por zbulojnë dhe përpunojnë (në masë të kufizuar) qëndrimet dhe emocionet e personit që kërkon ndihmë.
Për këshillim dhe aplikimin e tij vendosim kur vërejmë sesa janë të fuqishëm afektet – emocionet e shfaqura në një situatë dhe sa kohë te një person ose më shumë sish zgjatë një problem.
Këshillimi psikologjik ofron mes tjerash udhëzime prindërve lidhur me mënyrën e edukimit të fëmijëve, mënyrën e bashkëpunimit, ndërveprimit gjithashtu probleme të nxënësve në shkollë, probleme të adoleshentëve me sjellje të ndryshme, delikuente, agresive si dhe çështjeve të ndryshme të njerëzve në moshë si ato të natyrës sociale, shëndetësore dhe problemeve psikologjike.
Me ndihmën e këshillimit psikologjik mund t’iu ndihmon njerëzve se si të veprojnë në situata të ndryshme jetësore si dhe tejkalimin e konflikteve apo krizave të ndryshme të cilat paraqiten, gjithashtu duke dhënë mbështetjen e nevojshme për t’iu shmangur veprimeve të dëmshme duke adresuar strukturat e dëmtuara dhe duke tejkaluar sfidat me të cilat përballemi.
Për ruajtjen e shëndetit psikik nuk mjafton vetëm udhëzimet që japin të tjerët por është e nevojshme që ne të veprojmë në bazë të atyre udhëzimeve.
Duhet t’u përmbahemi disa parimeve të cilat janë të dobishme jo vetëm për të mbajtur ekuilibrin emocional, por edhe për të mbajtur shëndetin tonë psikik.
Ma. Sc. Besnik Sherifi
Psikolog klinik